A mund ta shpëtojë orizi celularin tuaj të lagur…?

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndoshta e keni dëgjuar se ta futësh celularin e lagur në oriz mund të ndihmojë që uji t’i hiqet dhe të rikthehet në funksion të plotë. Por, a mundet orizi në fakt ta shpëtojë celularin tuaj të lagur?

Ka shumë video-eksperimente në internet që shfaqin celularët e lagur me ujë duke u futur në oriz, për ta larguar lagështinë dhe për ta rikthyer në funksion celularin.

“Gazelle” bëri një eksperiment ku testoi 5 “Samsung Galaxy S3”, 3 “iPhone 4S” dhe një “iPhone 4”.

Dy prej celularëve të Samsung nuk funksionuan më që në momentin kur u futën në ujë.

Tre të tjerët që mbetën u fikën pas disa sekondave pasi prekën ujin.

Celularët “iPhone” nuk u fikën menjëherë sapo u futën në ujë.

Celularët më pas ishin tharë me peshqirë të banjos dhe u ishin hequr bateritë – atyre që mund t’u hiqeshin, dhe më pas ishin vendosur në oriz.

Testuesit shikuan se cili celular kishte shpëtuar. Për çudi, vetëm një “iPhone 4S” punonte ende, duke shfaqur çrregullime të dukshme në ekran.

Celularët e tjerë iPhone ishin komplet të dëmtuar.

Në anën tjetër, celularët “Galaxy S3” për çudi filluan të funksionojnë pa ndonjë shenjë të dëmtimit me ujë.

Siç duket, orizi është në zgjidhje e mirë për celularët “Samsung”, por jo edhe për ata “iPhone” – së paku sipas këtij eksperimenti.

Pavarësisht nga provat, orizi vazhdon të jetë metoda më aktuale e ‘shpëtimit’ të celularëve nga lagështia.

Orizi absorbon ujin dhe thithja e tij është çelësi për të shpëtuar një celular, kështu orizi do ta shpëtojë celularin tuaj.

Gjëja më e keqe që mund t’ia bëni një celulari të lagur është që ta ndizni para se të thahet plotësisht – duke e bërë që ai të dëmtohet rëndë dhe të mos funksionojë më kurrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-mund-ta-shpetoje-orizi-celularin-tuaj-te-lagur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala