A janë këto fotografitë më të mira në botë ?

Profesioni i fotografisë nuk është vetëm për të bërë një foto të thjeshte, ajo është në lidhje me kapjen e një momenti ose një emocioni. Dhe për të ndodhë kjo, duhet të jemi të gatshëm për të kapur momentin e duhur.
1. Steve McCurry
Steve McCurry është i famshëm për fotot e tij të ‘Vajzës Afgane’’, të marrur në një kamp refugjatësh në Peshawar, Pakistan. Kjo foto u quajt fotoja më e bukur e National Geographic. Fotot e tij të tjera janë më pak të famshme por janë me të vërtetë të bukura!
2. Lee Jeffries
Koleksioni i tij i portreteve bardh e zi të njerëzve të pastrehë është mahnitëse. Ai përshkruan një paraqitje të shkurtër të shpresës në sytë e subjekteve të tij.
3. Jimmy Nelsson
Jimmy Nelsson është i njohur për portretet e tij të njerëzve fisnorë dhe indigjenë te marra në më shumë se 16 vende. Fotot e tij ‘’do të jetojne’’ për të treguar historinë.
4. Rehahn
Rehahn është i fokusuar në fotografimin e Vietnamit, Rajasthanit dhe Kubës. Ai është i famshëm për ‘’kapjen shpirtit’’ te subjekteve të tij. Rehahn është padyshim një nga fotografët më të mirë në botë.
5. Eric Lafforgue
I famshëm për fotot e tij të marra në Korenë e Veriut, Eric Lafforgue ka një histori për çdo person që ka fotografuar. Nga fiset e Namibisë në Yezedis të Kurdistanit, tregimet e tij janë interesante dhe fotot e tij përshkruajnë disa emocione të vërteta.
6. Manny Librodo
” Magjistari i Photoshopit ” Fotografitë e Manny Librodo nuk tregojnë vetëm një histori, ata janë vepër e pastër e artit.
7. Lisa Kristine
Lisa Kristine është një fotografe humanitare që dokumenton kultura indigjene në më shumë se 100 vende dhe portretizon dinjitetin njerëzor tek të gjithë ne. Ajo është e njohur për rolin e saj në ekspozimin e skllavërisë moderne në ditë.
8. David Lazar
Këto foto janë marrur në Brazil, Bangladesh dhe Kenia. David Lazar është gjithmonë në kërkim të momenteve të jetës.
9. Joel Santos
Pamja kuptimplotë te këtyre fotografive thotë çdo gjë te ne. Joel Santos tregon ndjenjën e subjekteve të tij.
10. Phil Borges
Fotot e tij të refugjatëve Tibetian janë unike dhe vështirësitë janë ndjerë në të gjithë punën e tij.