A ishte vdekja e Presidentit Rugova vrasje për pushtet !?

Autori:Avdyl Pajaziti

A mundet familja Rugova të kërkoj obduksion dhe hetim të vdekjes së Presidentit

“Gjithçka mund të hetohet nga Gjykata speciale, e cila duket se më shumë se gjykim do të ketë fjale rreth saj për kohë të gjatë, derisa harresa ta bëjë punën e vet”, thotë Shahu.

Cilat janë krimet më të vështira për ti zbardhur në Kosovë? Cilat janë më misteriozet?! Dhe cilat janë krimet që duhet të zbardhen për ta çliruar vendin nga e keqja?! Këto janë disa nga pyetjet thelbësore që i bëjnë shqiptarët, me shpresë se atyre do ti përgjigjet gjykata speciale.
Por, njëra nga pyetjet që rrallë është shtruar në opinion nëpërmjet mediave, por që jo pak flitet në opinion është, vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, liderit të jashtëzakonshëm shqiptarë.
Kohëve të fundit nga qarqe të caktuara, miqësore me presidentin Rugova ose që kanë informacione apo indicie të mjaftueshme për vdekje të dyshimtë, kanë filluar të flasin dhe madje të kërkojnë hetim, që do të përfshinte edhe një obduksion mjekoligjor të pavarur.

Obduksioni i vdekjes së presidentit Rugova të bëhet publik

Ndërkohë, emra të ndryshëm të atyre që mund të hetohen po qarkullojnë nëpër opinion, derisa Gjykata Speciale ende nuk është vënë në funksion tërësisht.
Kërkesa për hetimin e vdekjes së presidentit Rugova ka ardhur nga Haki Abazi, drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers, që ka kërkuar hetimin e vdekjes së presidentit Rugova. Abazi ka kërkuar që t`i bëhet obduksioni kufomës së presidentit Rugova në mënyrë që të hiqen dyshimet lidhur me vdekjen e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-ishte-vdekja-e-presidentit-rugova-vrasje-per-pushtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala