A i shte lufta e kotë pyet Jakup Krasniqi

Autori:Avdyl Pajaziti

A ishte kot fare, pyet ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në një postim të tij në Facebook, ai ka shkruar se “Ç’dreqin i luftuam të huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përsëri të gjitha shpresat i varim te të huajt?!”.

“Mendova që të shkruaj gjatë për të ardhur te një përfundim. Hoqa dorë nga arsyetimet e gjata, për ta e thënë mendimin shkurt e shqip. Arsyeja është se në shoqërinë tonë, kohëve të fundit është ngjizur një “ide” e “re”, se ndryshimet pozitive demokratike nuk mund t’i bëjmë ne shqiptarët pa na “ndihmuar” të huajt?!”, ka shkruar ai.

Ne një situatë të tillë, njeriu normal nuk ka pse nuk thotë: Q’dreqin i luftuam te huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përseri te gjitha shpresat i varim te të huajt?!

“Tek e fundit, të huajin për të huajin pse ta ndërrojmë? Kur dikush një “trohë” nostalgji vazhdon ta ruaj për Beogradin! Pa te huajin nuk po na bëhet e qebesa as po na rrihet. Siç nuk po na bëhet as pa Gjykatën Speciale?! Prandaj lufta shekullore a s’po na del kot fare?!”, ka shkruar Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-i-shte-lufta-e-kote-pyet-jakup-krasniqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala