A i nevojitet bebes uji?

Autori:Avdyl Pajaziti

Qumështi i nënës përmban madje 88% ujë. Ja përse është i rëndësishëm uji për beben. Prisni gjashtë muaj para se t’i jepni foshnjës ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe assesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjën që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë.

Megjithatë, nëse vendosni t’i jepni foshnjës ujë gjatë gjashtë muajve të parë, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund t’i bëjë dëm foshnjës, mund t’i shkaktojë diarre apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjës është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjës.

Për përgatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-i-nevojitet-bebes-uji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala