A është ky fundi i Schengenit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë.

Policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë.

Në anën tjetër Policia e Gjermanisë në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën, shkruan “Euronews”, transmeton KosovaPress.

“Mbrëmë kemi filluar kontrollet e para. Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-eshte-ky-fundi-i-schengenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala