A është Asociacioni ndarje e Kosovës? Ja çfarë thotë Ivica Daçiq!

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq tha se së shpejti duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, gjë e cila sipas medieve serbe është fuqia e parë politike e serbëve në Kosovë pas vitit 1999.

I pyetur nëse Asociacioni është një hap drejt ndarjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se në këtë kohë nuk mund të flitet për këtë gjë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është forma e parë autonome që është më e ulët se ajo që ne e quajmë provincë”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-eshte-asociacioni-ndarje-e-kosoves-ja-cfare-thote-ivica-daciq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala