A e lexuan ministrat e PDK-së programin qeverisës

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëvendosje sërish ka kritikuar planin qeverisës, por kësaj radhe me fokus në fushën e ekonomisë.

Sipas zyrtarëve të saj, qeveria derisa po proklamon uljen e TVSH-së në realitet është duke e bërë të kundërtën.

Besnik Bislimi nga VV ka thënë në konferencën për shtyp se hartimi i këtij dokumenti, të krijon përshtypjen se nuk është lexuar fare nga ministrat të cilët vijnë nga radhët e PDK-së, por vetëm nga ata të LDK-së, pasi që strategjia kombëtare e zhvillimit në programin qeverisës, thuhet të jetë bërë për herë të parë.

“Qeveria na premton që për gjashtë muaj ka me përpiluar edhe strategjinë kombëtare të zhvillimit për një periudhë 5 vjeçare, dhe thotë në mënyrë lapidare që historikisht kjo është hera e parë që Kosova do të qeveriset me një strategji kombëtare. Në fakt kjo lë me kuptuar që kabineti qeverisës që vjen prej PDK-së në fakt ka votuar pa e lexuar fare dokumentin. Në qoftë se këta kishin me lexuar këtë dokument sigurisht që nuk kishin me pranuar publikisht që për dy mandate kanë qeverisur pa strategji fare”, ka thënë Bislimi.

Ndërsa kryetari i VV-së Visar Ymeri ka kritikuar programi qeverisës duke thënë se politikat tregtare nuk kanë ndryshuar.

“Lehtësimi i tregtisë me jashtë veçanërisht me vendet e rajonit, listohet si një prej prioriteteve që do të kemi me politikat tregtare. Në këtë pikë nuk ka asnjë fjali të vetëm që e cila do të shpjegonte ndikimin që do ta ketë në prodhimin vendor po edhe në të hyrat buxhetore kjo hapje e re. Edhe deri tash Kosova ka pasur tregti pak a shumë të hapur me vendet e rajonit re veçanërisht me vendet që janë të përfshirës në marrëveshje e CEFTAS”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij në programin qeverisës nuk përshkruhet se cili do të jetë ndikimi ekonomik i marrëveshjes së tregtisë së lirë, e nënshkruar aso kohe nga ish-ministrja Mimoza Kusari-Lila.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-e-lexuan-ministrat-e-pdk-se-programin-qeverises/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala