A e dini përse ju djegin sytë në pishinë?

Autori:Zekirja Shabani

Mos ia lëni fajin klorit, nëse sytë e juaj janë të kuq, pas një noti në pishinë.

E vërteta e hidhur, është se irritimin e syve, e shkakton urina dhe djersa që ndodhet në ujin e pishinës publike.

Hulumtimi që është bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga Uji, pretendon se klori vetëm se e pastron ujin.

“Djersa dhe urina e tepërt nëpër pishina publike, nuk mund të pastrohen nga klori, e si pasojë e kësaj, shfrytëzuesit i kanë sytë e infektuar” ka thënë Dr Michael J. Beach nga organizata që e ka bërë hulumtimin./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-e-dini-perse-ju-djegin-syte-ne-pishine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala