A e dini kush është DJ Max? (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

I riu, i cili në Bijeljina në vitin 1992, u fotografua derisa godet me shkelm një grua të vdekur, e cila quhet Tifa Sabanovic, iu përkushtua muzikës pas kthimit në Beograd dhe u bë një nga DJ-t më të famshëm, një veteran i muzikës elektronike dhe themelues i trans – skenës në Beograd.

Emri i tij është Srdjan Golubovic, i njohur si DJ Max, shkruan agjencia e lajmeve CDM, transmeton Gazeta Fjala.

Srdjan Golubovic ishte në luftën e viteve ’90 një anëtar i njësisë famëkeqe “Tigrat” të Arkani dhe arrestuar në shtator të vitit 2012 në Beograd për posedim të armëve dhe lëndëve narkotike./Gazeta Fjala/

max dj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-e-dini-kush-eshte-dj-max-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala