A duhet ta shqiptojmë ia [ia] apo [ja]?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur takohen trajta e shkurtër e përemrit vetor të rasës dhanore “i” dhe trajta e shkurtër e përemrit vetor të rasës kallëzore e kthyer në “a” dhe bëjnë “ia”; sipas normave drejtshqiptimore të shqipes standarde, shqiptohet [ja] dhe jo [ia].

Pra, shqiptojmë: ia shpjegova [ja shpjegova], ia dhashë [ja dhashë], ia tregova [ja tregova]…

Për shqiptimin [ia] që është shmangie nga norma drejtshqiptimore, ndikohemi nga forma e shkruar e fjalëve duke i shqiptuar shkronjë për shkronjë, si të thuash, duke bërë shqiptim drejtshkrimor.

Sikur drejtshkrimi shqip të mbështetej vetëm në parimin fonetik, do të ishte në rregull shqiptimi shkronjë për shkronjë, por ai ndjek edhe parimin morfologjik dhe parimin historik-tradicional.

Kjo shmangie nga shqiptimi standard mund t’u falet krejtve, por jo edhe televizionit publik RTK, sepse atë paguajmë ne që të na japë model gjuhe për ne dhe sidomos për fëmijët tanë!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-duhet-ta-shqiptojme-ia-ia-apo-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala