A do të shkojnë deputetët e Kuvendit në pushime?

1 gushti është koha kur deputetët e Kuvendit të Kosovës i japin fund sesionit pranveror për të shkuar në pushime prej një muaji. Mirëpo, se a do të ndodhë apo jo kështu edhe këtë vit, kjo ende nuk dihet.
E gjithë kjo, transmeton Koha. net, ndodh për shkak të dinamikës së ngjarjeve të parashikuara e që ndërlidhen kryesisht me krijimin e Gjykatës Speciale dhe pakos së ligjeve për MSA-në.
Nga burime të ndryshme spekulohet se Victoria Nuland, gjatë qëndrimit në Prishtinë zyrtarëve u ka thënë se SHBA persin që deri në këtë datë, pra deri më 1 gusht të themelohet Specialja.
Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa më herët pati thënën medie se çështja e krijimit të Dhomave të Specializuara do të përfundojë para se deputetët të shkojnë në pushime