A do të pranonin të martoheshin me një shqiptar? Ja çfarë thonë vajzat serbe! (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas një kërkimi të kryer nga OKB-ja, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende që të bashkëpunojnë së bashku apo edhe të jetojnë në të njëjtin mjedis, ndërkohë që gati askush nuk është i gatshëm që të kurorëzohet me njëri-tjetrin, pra serb me shqiptar dhe anasjelltas.

“Imagjinoni veten tuaj në situatën që të dashuroheni me shqiptar, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë apo të keni fëmijë. Si do t’ia sqaroni nënës, babait, familjes…?”, shkruan portali serb, telegrafi.rs.

Po i njëjti portal, ka realizuar një anketë në rrugët e Beogradit, duke i pyetur qytetarët nëse do të krijonin lidhje apo do të martoheshin me shqiptarë dhe anasjelltas.

“Shumica ishin pak të befasuar me këtë pyetje. Kurse kishte edhe të anketuar që thoshin se dashuria i tejkalon ndarjet ndëretnike”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-do-te-pranonin-te-martoheshin-me-nje-shqiptar-ja-cfare-thone-vajzat-serbe-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala