A do të përfshihet Kosova nga vala e temperaturave përvëluese

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas disa ditëve me mot ku kanë mbizotëruar temperaturat relativisht të ulëta, koha ka filluar të nxehet. Është raportuar se ditët në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura që shkojnë deri në 35 gradë, por një gjë e tillë është demantuar nga meteorologët.

Faqja e parashikimit të motit Prishtina Weather, paralajmëron se ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por “temperaturat nuk do të arrijnë deri në 35 gradë, transmeton lajmi.net.

“Ditëve të ardhshme zona me presion të lartë do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë intervale më të gjata me diell dhe temperatura më normale për këtë periudhë. Ditën e premte dhe të shtunë gjatë orëve të mbrëmjes mbeten si mundësi riga lokale shiu, e vende-vende edhe ndonjë bubullimë”.

“Temperaturat maksimale do të jenë stabile dhe do të luhaten nga 28C deri 30C ditën e hënë, ndërsa ato minimale nga 12C deri 15C. Pra nuk pritet të ngritën deri në 35C, siç raportohej sot në disa portale. Era do të vazhdoj të fryjë nga verilindja me shpejtësi 3-9m/s”, thekson Prishtina Weather.

Për dallim nga Kosova, fqinji ynë Serbia, pritet që të përfshihet nga temperatura të larta. Meteorologët atje kanë paraparë se në pjesën e dytë të javës së ardhshme një pjesë e konsiderueshme e Serbisë do të përballet me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-do-te-perfshihet-kosova-nga-vala-e-temperaturave-perveluese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala