A do të arrestohet Sali Berisha? (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Partinë Socialiste janë përvijuar dy linja, pro dhe kundra arrestimit të Sali Berishës. Deputetët Taulant Balla, Erion Braçe, Koço Kokëdhima, Arben Çuko, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, ministri Saimir Tahiri etj., janë pro hetimit dhe ndëshkimit të Sali Berishës.

Lajmi raportohet nga ‘Sot’ sipas së cilës, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, Gramoz Ruçi, disa ministra dhe deputetët, janë kundër hakmarrjes politike dhe provokimit të një konflikti me Partinë Demokratike.

Ky debat i brendshëm, i riaktivizuar ditët e fundit, është reflektuar edhe në deklaratat e disa deputetëve të Partisë Socialiste në seancën parlamentare dhe në rrjetin social Facebook. Madje, thekson ‘Sot’, disa e kanë fajësuar kryeministrin Rama në mënyrë të moderuar për amnistimin e Sali Berishës. /JavaNews/

Image

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-do-te-arrestohet-sali-berisha-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala