9 vjeçari që fiton 1 milon dollarë në vit

Evan’it 9 vjeçar i pëlqente të luante me videolojërat e tij të preferuara, Angry Birds. Ai e kthehu hobin e tij në një biznes online mjaft fitimprurës.
Ai krijoi EvanTubeHD, duke e kthyer veten në një sipërmarrës interneti, duke fituar në vit plot një milion dollarë.
Mbiemri i Evan dhe vendbanimi i tij mbahen mjaft sekret nga prindërit. I ati, Jared, merret me menaxhimin e karrierës së të birit, duke ndihmuar në redaktimin dhe ngarkimin e videove në Youtube.
Ai mundohet që djali të jetojë një jetë të rregullt sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht famës së fituar në internet. Madje, edhe paratë e fituara ata i mbajnë në një fond që do ti duhen për kolegjin e 9-vjeçarit.