9 të arrestuar nga aksioni në Mitrovicë, njëri shtetas i Sirisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aksioni i sotëm policor i filluar rreth orës 6 të mëngjesit, ka futur në pranga nëntë persona.

Në mesin e tyre sipas burimeve të KosovaPress, ka edhe shtetas që dyshohet të jenë nga Siria.

Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur një predhë dore dhe municion.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ky aksioni është duke u zhvilluar për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress aksionin policorë por nuk ka dhënë detaje shtesë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/9-te-arrestuar-nga-aksioni-ne-mitrovice-njeri-shtetas-i-sirise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala