9 deri 19 milion do të kursehen nga pensionet e dyfishta

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së shpejti do të marr vendim që njerëzit që kanë dy shtetësi, të mos e gëzojnë më ndihmën e pleqësirsë prej 75 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë për Indeksonline se diku nga 9 deri 19 milion euro do të kursehen në buxhetin e shtetit, nga ndalja e pensionit për ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe nuk jetojnë në Kosovë.

“Sipas ekspertëve të Ministrisë llogaritet diku nga 9 deri 19 milion euro do të kursehen nga kjo ndalje e pensioneve apo ndihmave për ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe nuk jetojnë në Kosovë”, ka thënë Abrashi për Indeksonline.

Ndryshe para pak ditë vetë ministri ka paralajmëruar fundit e kësaj praktike, duke e ndërprerë pensionin apo ndihmën nga 75 euro për ata që i mbushin 65 vite.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/9-deri-19-milion-do-te-kursehen-nga-pensionet-e-dyfishta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala