85 vende të Botës ‘eksperimentuan’ me decentralizim

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se 85 vende të ndryshme të botës kanë eksperimentuar me decentralizimin derisa i ka rekomanduar edhe Qeverisë së Jordanisë të nisë këtë proces.

Tahiri ka thënë se para se të ndodh decentralizimi i pushtetit lokal duhet të hartohet një strategji për t’i detajizuar të gjitha problemet e pushtetit lokal, duke filluar prej administratës efektive e deri te punësimi.

Lexojeni të plotë njoftimin e Tahirit

Në takim me Ministrin e Komunave të Jordanisë, z. Walid Al-Masri diskuam procesin e decentralizimit në Jordani pas miratimit të dy ligjeve kryesore të decentralizimit nga parlamenti jordanez, atë të komunave dhe ligjin e decentralizimit të pushtetit.

Në takim duke theksuar se 85 vende të botës kanë eksperimentuar me decentralizimin i rekomandova qeverisë së Jordanisë që të hartojnë një udhërrëfues për zbatim të qëndrueshëm dhe efektiv të decentralizimit.

Ky dokument strategjik dhe praktik do të ishte ndër-sektorial dhe do të adresonte temat e shërbimeve më të mira, administratës më efektive, zhvillimit ekonomik dhe punësimit si dhe demokracinë lokale. Poashtu, gjatë takimit biseduam edhe për nevojën e ndërtimit dhe zhvillimit të kapacieteteve në nivel nën-nacional (rajone dhe komuna).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/85-vende-te-botes-eksperimentuan-me-decentralizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala