84 vota të sigurta për themelimin e Gjykatës Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vendimin pothuajse më të rëndin prej pasluftës pasi do të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

Deri më tash, koalicioni i ka të sigurta 84 vota të deputetëve me kusht që të gjithë ata që janë pro themelimit të jenë prezentë në seancën e sotme.

Kështu, të gjithë 33 deputetët e LDK’së pritet t’i thonë “PO” Speciales. Ndërsa, të PDK’së do të jenë vetëm 32 pasi Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu kanë paralajmëruar votë kundër.

Ndërkohë, 10 deputetët e Listës Srpska pritet të japin votën për të themeluar Gjykatën. Njësoj pritet të votojnë edhe 6 deputetët tjerë e pakicave tjera në grupin 6 Plus.

Sidoqoftë, koalicioni llogarit edhe në votat e tre deputetëve të pavarur siç janë: Blerim Shala, Margarita Kadriu e Nenad Rashic.

Dihet se Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën prej fillimit kanë thënë se nuk do të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale.

E krejt ndryshe është duke vepruar Partia e Ramush Haradinajt, e cila kishte qenë njëra prej partive më të zëshme pro themelimit të kësaj Gjykate. Tash, kanë paralajmëruar se vota e tyre do të jetë kundër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/84-vota-te-sigurta-per-themelimin-e-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala