83 pasuri në vlerë 16 milionë janë sekuestruar për gjashtë muaj

Autori:Gazeta Fjala

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015 në Kosovë janë sekuestruar 83 asete të cilat mbajnë vlerën prej 16 milionë euro.
Prej tyre, 68 janë të konfirmuara, derisa për shumën prej 40 mijë euro ende është duke u pritë vendimi. E 129 asete, që përfshijnë vitin 2014 e 2015, ende nuk janë nën menaxhim të Agjencionit. Në kuadër të projektit me financim nga Bashkimi Evropian, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara(AAPSK) bashkë me akterët tjerë në çështjen e konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë, diskutuan sot për të arriturat e projektit të kësaj Agjencie.

Në këtë diskutim u tha se statistikat këtë vit janë më të mira si viti i kaluar.

Kryeshefi ekzekutivi i AAPSK-së, Rrahim Rama tha gjykatat janë duke e rritë numrin e rasteve të konfiskimit dhe sekuestrimit.

“Kosova këtë vit ka dalë më statistika shumë më të mira se sa vitet e ka luara, në fushën e konfiskimit dhe sekuestrimit. Këto të dhëna i kemi prezantuar në raportin e progresit për liberalizim të vizave”, tha ai.

Ai tha se në fund të këtij viti Agjencisë do t’i dorëzohet baza e të dhënave e cila është në konstruktim e sipër. Sipas tij, kjo do të ndihmojë Agjencinë që të menaxhojë më mirë pasuritë nën administrimin e tyre.

Gjithashtu, ai tha se data-baza do të ndihmojë në ofrimin e të dhënave të sakta dhe të shpejta në kohë.

Zëvendësdrejtori i projektit, Andrea D’Angelo tha se në vitin 2014 problemi rrënjësor ka qenë faza e mbledhjes së të dhënave, e që situatë të ngjashme kanë edhe këtë vit.

“Në vitin 2015 kemi një situatë të ngjashme, duke pasuar parasysh se po i referohemi vetëm 6 mujorit të parë, po flasim për 16 milionë vlerësim, sipas vlerà «s së vlerësuar, mirëpo prej të cilave 40 mijë ende janë duke pritur vendimin. Siç mund të shihni, vlera më e madha e këtyre në vitin 2015 është tek ngrirjet”, tha ai.

Për t’i nxjerrë këto shifra, ai tha se kanë bërë një vlerësim në bazë të çmimit të tregut.

Tutje, ai bëri të ditur se gati 50 përqind e aseteve nuk janë të menaxhuara nga Agjencioni.

Në këtë tryezë ku u diskutua rreth shfrytëzimit të aseteve të cilat burojnë nga vepra penale, krim i organizuar, u tha se Kosova e ka mundësinë ligjore qe të ndjekë shembullin e Italisë.

Pra, ligji në Kosovë i lejon gjykatat që pasuritë e konfiskuara të shfrytëzohen për nevoja të institucioneve të Kosovës.

Kryeshefi, Rrahim Rama tha se do t’i propozojnë Qeverisë që të themelohet një komision ndërqeveritar për ri-përdorimin e aseteve të konfiskuara.

“Do t’i propozojmë Qeverisë që të themelohet një komision ndërqeveritar për ripërdorimin e aseteve të konfiskuara për nevoja të institucioneve të Kosovës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që kemi mungesë të kapaciteteve teknike për vazhdimin e punës sonë duke marrë për bazë se buxheti i Kosovës nuk është në nivelin e duhur dhe ka shkurtime buxhetore në këtë fushë”, tha ai.

Sipas tij, komisioni do të përcaktonte kriteret dhe do të jepte përparësi, sipas nevojave të insituconeve, për t’i shfrytëzuar ato asete.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/83-pasuri-ne-vlere-16-milione-jane-sekuestruar-per-gjashte-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala