Sulmohet Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi është sulmuar nga një protestuese – aktiviste e “Blockupy”  gjatë konferencës së zakonshme të bankës për media, raporton CNN.

Vetëm dy minuta pasi që Presidenti kishte filluar paraqitjen e tij, një grua kërceu mbi tavolinën e tij duke bërtitur “ndaleni diktatorshipin e Bankës Qëndrore”,.

Në fakt veprimi i aktivistes ishte tejet simbolik për t’u quajtur sulm, pasi që ajo hodhi copëza të vogla letre si shenjë revolte ndaj politikave të BQE-së.

Ajo u nxorr jashtë në mënyrë të dhunshme nga rojat e sigurimit, edhe pse nuk provoi të lëndoj Presidentin Draghi. Konferenca u ndalua menjëherë. Presidenti Draghi shpëtoi pa lëndime, ndërsa aktivistja u pa teksa buzëqeshte në krahët e sigurimit.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/8096/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala