808 raste të reja me kancer në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK gjatë vitit 2015 ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluar, me një rritje të lehtë, kjo për shkak të vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve.

Nga rastet e përgjithshme, 204 rate ishin me sëmundje malinje të gjirit, 152 mushkërive, 155 traktit gastrointestinal,166 urogjenital dhe gjinekologjike, 131 kokë-qafë, indet e buta, sistemi nervor qendror dhe të tjera.

Sa i përket shërbimit të kimioterapisë janë trajtuar 120-210 pacientë në ditë, asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi . Sa i përket furnizimi me citostatikë, 85-92% të nevojave për citostatikë nga lista esenciale kanë qenë të mbuluara Klinika e Onkologjisë në vitin 2015, ka ofruar edhe 100 349 shërbime mjekësore, 27 932 kontrolle, 19 011 aplikime të mjekimit venoz, 15 319 kimioterapi të aplikuara.

Në shërbimin e Radioterapisë aparatura ka qenë në funksion gjatë gjithë vitit, ka pasur vetëm 4 raste të udhëzuara për trajtim jashtë vendit me radioterapi-bëhej fjalë për pacientë fëmijë që kishin nevojë për radioterapi specifike Cyber Knife dhe Stereotaxis.

Lista e pritjes është 2-3 javë për rastet kurative, 1 javë për rastet paliative, përderisa rastet urgjente trajtohen brenda ditës. Koment: koha e pritjes më e shkurta në rajon, afërsisht e njëjtë me vendet e BE-së Ka pasur 15 793 seanca të radioterapisë (kurativ dhe paliativ) për pacientë Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe pjesa veriore e Shqipërisë, echodiagnostika e gjirit me 1010 raste.

Duke u bazuar në statistikat e mësipërme të cilat janë nxjerrë nga raporti përfundimtar i punës për vitin 2015 del se: Klinika e Onkologjisë punon me kapacitet të plotë dhe ofron shërbimin e plotë për të gjitha rastet dhe për të gjithë qytetarët e Kosovë, pra 4 863 konsulta janë realizuar me tepër, krahasuar me vitin 2013.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/808-raste-te-reja-me-kancer-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala