Mbi 800 mijë euro për mësimdhënës

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjithë mësimdhënësve të Kosovë të fillojë t’u paguhet 0.5 përqindëshi për përvojën e punës. Kjo në total kapë shifrën rreth 808 mijë euro për vitin 2015.

Kjo edhe ka qenë njëra ndër arsyet e protestave të mëhershme nga punëtorët e arsimit.

Vendimin e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Ky i fundit në orën 15 do të ketë një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të cilët kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme për të hënën.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci për shpronësimin e tokave afër aeroportit “Adem Jashari”. Ky shpronësim do të kushtojë 2.6 milionë euro.

Qeveria ka emëruar Osman Shahinin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Diasporës si dhe drejtore e përgjithshme të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Refiqe Shuqevcin

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/800-mije-euro-per-mesimdhenes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala