8 vjet burg e 3 mijë euro gjobë për 11 kilogramë narkotikë

Autori:Gazeta Fjala

Një trup gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të mërkurën shpalli Aktgjykim dënues prej 8 vitesh burg dhe 3000 mijë euro gjobë ndaj të pandehurit I. H., nga Komuna e Skenderajt, për shkak të veprës penale: “Blerja, Posedimi, Shpërndarja, dhe Shitja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, e sanksionuar në Kodin Penal, përkatësisht në nenin 273, paragrafi 1., lidhur me nenin 281 paragrafi 1., nën-paragrafi 1.9, njofton kumtesa nga Gjykata.

Ky dënim ju shqiptua të pandehurit pasi që i njëjti është gjendur fajtor sepse kishte mbajtur në shtëpinë e tij, me qëllim të shitjes- sasinë prej 11.674.09 gram substancë narkotike të llojit Marihuanë. Me këtë rast, i pandehuri ka pranuar fajësinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/8-vjet-burg-e-3-mije-euro-gjobe-per-11-kilograme-narkotike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala