Tetë policë në gjendje të rëndë nga përleshja

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se deri tani, si pasojë e dhunës së djeshme janë të lënduar 15 policë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve.

Sipas Kelanit, tetë (8) persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Derisa, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private. Një veturë është djegur pranë Prokurorisë dhe disa të tjera janë të dëmtuara, transmeton Indeksonline.

“Deri tani 15 policë janë të lënduar si pasojë e dhunës së protestuesve, prej tyre 3 dhe po ashtu një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve. 8 persona të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private. Një djegie e veturës pranë Prokurorisë dhe disa të tjera të dëmtuara”, ka sqaruar Kelani./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/8-police-ne-gjendje-te-rende-nga-perleshja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala