75 mijë euro ushqim për qentë e policisë

Policia e Kosovës ka blerë 34,240 kilogram ushqim për qen. Kjo sasi e ushqimit për d vite do ti kushtoj hiq më pak se 75,048.50 euro këtij institucioni të sigurisë.
Në tenderin që i është besuar kompanisë “Oni Design”, thuhet se në këtë cmim përfshihen tri lloje të ndryshme të ushqimit për qenë zyrtarë të policisë, raporton Gazeta Fjala.
Kontrata për ffurnizim është paraparë të nënshkruhet me 1 korrik, por ende nuk dihet nëse do të realizohet kjo blerje ose do të shkoj në ritenderim i tërë procesi sikur herën e fundit./Gazeta Fjala/