74% e përdoruesve të internetit nuk e njohin kërcënimin online

Autori:Gazeta Fjala

Tre në katër përdorues interneti, ose 74%, shkarkojnë dokumente pa njohur rreziqet online. Është shoqëria e sigurisë informatike, Kaspersky, ajo që bën të ditur këtë lajm.

Kompania ka bërë një quiz me 18 mijë përdorues për të testuar aftësitë individuale mbi kërcënimet në internet dhe shifrat janë alarmante.Kompetencat teknologjike të përdoruesve janë vënë në provë me një test që mes pyetjeve të tjera kërkonte shkarkimin e këngës “Yesterday” të Beatles. Vetëm 26% zgjodhën file-in e sigurtë.

Paaftësia e njohjes së rrezikut online megjithatë nuk kufizohet vetëm tek muzika. Sipas studimit, një përdorues në pesë, 21%, shkarkojnë një file nga faqe të ndryshme interneti duke rritur rrezikun e burimeve të dëmshme.

Gjatë sondazhit, vetëm 24% e tyre ishin në gjendje të njihnin një faqe interneti autentike, duke shmangur opsionin që përmbante një faqe “phishing”.

Nga ana tjetër, kur u kërkohej të tregonin faqet ku do të fusnin të qetë të dhënat e tyre, 58% treguan faqe interneti false./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/74-e-perdoruesve-te-internetit-nuk-e-njohin-kercenimin-online/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala