71 automjete në një aksident zinxhirorë– 4 të vdekur

Autori:Gazeta Fjala

Të paktën katër persona humbën jetën në një prej aksidenteve më të rënda që kanë ndodhur në Slloveni, ku ishin përfshirë 71 automjete, ka konfirmuar të shtunën në mbrëmje policia, edhe pse disa media flasin për pesë viktima dhe dhjetëra të lënduar rëndë.

Mjegulla e dendur është arsyeja kryesore për përplasjen që ka ndodhur në autostradën Lubjanë – Koper të shtunën rreth orës 14. Për shkak të numrit të madh të automjeteve të përfshira në aksident, duke përfshirë të paktën katër kamionë dhe një autobus, autostrada është mbyllur të shtunën në mbrëmje, transmeton Albinfo.

Nuk dihet nëse në mesin e shtetasve të huaj ka të vdekur dhe të lënduar. Mediat shkruajnë se për shkak se ka shumë të lënduar rëndë, numri i të vdekurve mund të rritet.

Policia sllovene tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të shikueshmërisë shumë të ulët nga mjegulla, shpejtësia jo e përshtatur dhe distanca e vogël në mes të automjeteve.

Autostrada ishte e mbyllur për trafikun deri në orët e vona të natës së shtunë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/71-automjete-ne-nje-aksident-zinxhirore-4-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala