70 për qind e makinave të MTI-së u dëmtuan nga protesta e dhunshme (Video)

12 Makina të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë dëmtuar gjatë protestës së djeshme.
Kjo ministri sipas zyrtarit të saj Bajram Shala ka gjithsej në dispozicion për kryerjen e punëve të saj 18 makina
Dëmeve nuk u ka shpëtuar as objekti i kësaj ministrie. Janë dëmtuar dera e hyrjes dhe disa dritare.
Zyrtari për Informim i MTI-së Bajram Shala thotë për KALLXO.com se ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve.
“Gjatë ditës së djeshme janë dëmtuar gjithsej 12 vetura të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe dera e hyrjes dhe disa dritare. Deri tani ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve, por është formuar një komision qeveritar i cili do të vlerësojë dëmet,” tha Shala.
Kjo ministri sipas zyrtarit të saj për informim ka gjithsej në dispozicion për kryerjen e punëve të saj 18 makina. Nga protesta i bie se janë dëmtuar rreth 70 për qind e makinave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Shala bëri të ditur se dëmet kanë ndodhur pasi sigurimi i ministrisë nuk ka arritur të evitojë sulmin e numrit të madh të protestuesve.
Ai tregoi se organet hetuese kanë qenë dje në vendin e ngjarjes dha kanë bërë veprimet e tyre hetimore.