70 centë një shtalb

Autori:Avdyl Pajaziti

Qytetarët e Prishtinës edhe për një kohë do të paguajnë 70 centë për të ngrënë një shtalb (misër). Çmimin e këtij produkti po e imponon importi nga Shqipëria.  Disa nga shitësit ambulant tregojnë se , një copë shtalb ata vetë e blejnë 30 centë.

Mirëpo,  ky çmim prite të ulët  deri  50 centë në momentin që nis korrja e tij në vend.

“Për shkak se në Kosovë ende nuk është bërë misri dhe e marrim atë nga Shqipëria, jemi të detyruar ta shesim atë 70 cent për copë. Ne e marrim copën nga importuesi për 30 cent, ndërsa nuk e dimë se sa e merr ai copën në Shqipëri”, thotë Kosovari.

Ai gjithashtu tregoi se pas 2 apo 3 javëve çmimi i misrit do të bie në 50 cent, pasi që në Kosovë do të filloj korrja dhe nuk do të kenë nevojë të marrin nga Shqipëria. /GazetaFjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/70-cente-nje-shtalb/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala