7 ushqime që ndihmojnë ta ulni nivelin e sheqerit në gjak

Autori:Avdyl Pajaziti

Diabeti ndahet në dy grupe. Kur flasim për diabetin e tipit 1, organizmi nuk prodhon insulinë, që është e nevojshme për shndërrimin sheqerit dhe niseshtesë në energji, derisa diabeti, tipi 2, nuk e përdor në mënyrën e duhur insulinën që e sekreton trupi.  Me ushqim të shëndetshëm, mund të arrihen rezultatet pozitive në luftën kundër kësaj sëmundjes. Në këtë drejtim sidomos ndihmojnë ushqimet që vijojnë.

Boronica

Image

 

Me konsumimin e përditshëm të përbërësve bioaktivë, që i ka në vete boronica, arrijmë ndjeshmërinë e insulinës në organizëm dhe me këtë rast zvogëlojmë gjasat për zhvillimin e diabetit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Farat çia

Image

 

Doza ditore e glutenit që përmban këto fara stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Konsiderohet që këto fara janë ilaç natyral në luftën kundër diabetit, tipi 2.

Kanella

Image

 

Shumë studime kanë treguar se kanella ndihmon në luftën kundër diabetit. Kanellën mund ta shtoni në gjellë, ta merrni në kombinim me mjaltë apo ta zieni si çaj. Me përdorimin e rregullt të tij do të përmirësoni punën e insulinës dhe zvogëloni nivelin e sheqerit.

Erëzat

Image

 

Erëzat, të cilat i përdorni në ushqim, ndihmojnë në përmirësimin e punës së metabolizmit tuaj, pakëson kolesterolin dhe kështu zvogëlojnë kolesterolin, nxitin punën e insulinës dhe zvogëlojnë sheqerin në gjak. Edhe farat e kurkumës kanë dhënë rezultatet pozitive në luftën kundër diabetit.

Vaji i ullirit

Image

 

Ngjashëm sikurse edhe avokado, vaji i ullirit është i pasur me yndyra të ngopura, sepse ndihmojnë në punën e rregullt të insulinës.

Vezët

Image

 

Sugjerohet që njerëzit që kanë probleme me diabet, këtë ushqim ta kyçin sa më shpesh në ushqim. Dy të verdhë të vezës apo katër deri pesë të bardhët e vezës është doza e duhur. Vezët shkaktojnë ngopjen dhe e kontrollojnë punën e insulinës.

Uthulla e mollës

Image

 

Është vërtetuar se uthulla e mollës zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak. Pos kësaj, uthulla dhuron ndjenjën e të qenët ngopur dhe ndihmon në humbjen në peshë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/7-ushqime-qe-ndihmojne-ta-ulni-nivelin-e-sheqerit-ne-gjak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala