7 muaj burg për policin që kërkoi 200 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtari policë patrullues në stacionin policor në Ferizaj me inicailet B.SH është dënuar me shtatë muaj burgim për shkak se ka kërkuar dhuratë në shumë prej 200 euro nga B. Sh, me qëllim që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, policit hetues, i cili ishte i ngarkuar në një çështje penale.

Sipas një njoftimi të Gjykatës në Ferizaj, kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit B. Sh, i cili është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit, dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë muaj, ndërkaq në mungesë të provave është liruar nga akuza për veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre.

“I pandehuri B.Sh u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënimi me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muaj, për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së se: në mes tëdatës 7 dhe 8 janar 2014, në Ferizaj në cilësinë e personit zyrtar policë patrullues në stacionin policor në Ferizaj ka kërkuar dhuratë në shumë prej 200€ nga B. Sh, me qëllim që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, policit hetues, i cili ishte i ngarkuar në një çështje penale, duke i premtuar se do t’i ndihmoj edhe pse ndikimi në personin zyrtar nuk është realizuar”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/7-muaj-burg-per-policin-qe-kerkoi-200-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala