7 mrekullitë e panjohura

Më poshtë janë listuar disa nga ndërtimet më mbresëlënëse të tokës si;
Pallati i Parlamentit në Bukuresht (Rumani)
Është ndërtesa më e madhe, më e shtrenjta e administratës civile në botë, e ngritur më 1984 gjatë sundimit të Nikolla Çausheskut. Ka 12 kate, 3.100 dhoma dhe shtrihet në një sipërfaqe 330 mijë metrash katrorë.
Xhamia e Madhe në Gjene (Mali), kjo është një ndërtesë e ndërtuar nga balta, vetëm me tulla të thara në diell.
Kështjella Deravar (Pakistan)
Kjo fortifikatë përmasash monumentale përbëhet nga 40 bedena, që ngrihen në formë katrore nga shkretëtira. Shumica e pakistanezëve s’di gjë për të, sepse është e paqasshme nëse nuk ke automjet.
Çand Baori në Raxhahistan (Indi) është një nga atraksionet turistike më të lëna padore në Indi. Baza e bunarit në thellësi 30 metra ka formë katrore, ndërsa godina është 13 katesh. Për të zbritur janë 3.500 shkallë.
Ura e vjetër në Mostar (BeH) është e bërë nga 456 gurë lokalë më 1566, 4 metrae gjerë, 30 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë. Gjatë luftës më 1990 u bombardua, ndrësa më 2004 u rindërtua.
Muri i Madh në Raxhahstan (Indi), është ngritur në vitin 1443 gjatësia e tij është 36 kilometra, trashësia në disa vende arrin deri në 4,5 metra. Ka 7 porta të fortifikuara. Brenda tij janë 360 tempuj. Megjithatë bota di fare pak për të.
Xhamia e sheikut Loftolah (Iran)
Ndodhet në Sheshin Nagsh Xhahan. E ngriti mes 1603-1619 shahu Abas I. Asnjëherë s’ka pasur as minare, as oborr dhe duket as që i dedikohej përdorimit publik. Ka qenë një vend sakral në dispozicion për gratë e haremit të shahut.