7 mijë e 500 euro për lulet e Yagcilarit (Dokument)

Zyrat e Ministrisë së Administratës Publike tash e tutje do te duken më të bukura. Në dollapët e tyre tani do të ketë të vendosura edhe lule të freskëta.
Për këtë çështje, MAP që drejtohet nga Mahir Yagcilar ka shpallur edhe tenderë, vlera e të cilit do të jetë 7 mijë e 415 euro.
Tenderin “Furnizimi me lule për nevoja të MAP’së” e ka fituar kompania “Las Pa llmas “ në mesin e tri kompanive konkurrente. Shërbimin me lule kjo kompani do ta bëjë për një vit rresht.
MAP dhe “Las Pa llmas “ sot do ta nënshkruajnë këtë kontratë./GazetaFjala/.