7 arsye për ta pirë çajin e gjelbër

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse konsumoni regullisht çaj të gjelbër mund të përfitoni disa të mira për shëndetin. Këto janë 7 mrekulli të tij.

1. Është i mirë për kockat

Çaji jeshil ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së kockave si dhe zvogëlon riskun e frakturave të shkaktuara nga osteoporoza.

2. Ndihmon në parandalimin e kancerit

Sipas studimit të Universitetit të Maryland-it, statistikat për njerëzit e prekur nga kanceri janë më të ulëta në vendet që kanë një konsum të lartë të çajit jeshil, si në Japoni ku konsumi i tij gati zëvendëson edhe ujin.

3. Ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme

Çaji jeshil ul ndjeshëm nivelin e yndyrave. Ekstrakti i tij mund të ndikojë në kurimin e sëmundjeve të shkaktuara nga obeziteti- si diabeti, por edhe të kurojë vetë obezitetin.

4. Ul nivelin e kolesterolit

Nga studimet e bëra ka rezultuar se çaji jeshil ul nivelin e “LDL”, apo ai që quhet si kolesteroli i keq. Ata që konsumojnë çaj jeshil kanë rezultuar me nivel më të ulët të LDL-së sesa pjesa tjetër.

5. Përmirëson shëndetin e mishit të dhëmbëve

Një nivel i ulët i problemeve me mishin e dhëmbëve është vënë re te personat që konsumojnë regullisht çaj jeshil. Nga studimi rezultoi se sa më i lartë të jetë konsumi i çajit aq më pak sëmundje të mishërave të dhëmbëve ka personi.

6. Është i mirë për zemrën

Konsumi i përditshëm i çajit jeshil mund të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Konsumuesit e rregullt kanë rreth 26% pë pak risk që të preken nga një infarkt.

7. Ju mbush plot energji

Edhe ata që duan të presin konsumin e lartë të kafeinës, mund të marrin po të njëjtat efekte pasi edhe çaji jeshil përmban sasi të vogla kafeine. E veçanta e çajit jeshil është se mund t’ju japë të njëjtat efekte si kafja, por pa rriskun që kjo energji të shoqërohet me dhimbje koke apo të dridhura.

– See more at: http://politiko.net/7-arsye-per-ta-pire-cajin-e-gjelber/#sthash.lXr9rh0d.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/7-arsye-per-ta-pire-cajin-e-gjelber/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala