67 mijë euro për fasadë të Komunës së Shtimes (Dokument)

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka vendosur ta rregulloj objektin ku kalonë pjesën më të maadhe të ditës. Ai ka ndarë 67 mijë euro për fasadimin e objektit të komunës dhe meremetimin e brendshëm të saj.
Për të kryer meremetimet është zgjedhur kompania “Kos- Ing”, sh.p.k. si më e lira në mesin e 22 kompanive që ishin në garë. Vlera më e lartë e ofruar pë ti kryer këto punë sipas njoftimit për tender ishte 99.8 mijë euro.
Nënëshkrimi i kontratës mes komunës dhe punëkryesit është paraparë të bëhet me 5 maj dhe do ttë zgjasë për dy vite.