66 vjecari, Haxhi Arifi që nuk e lëshon karrigen

Edhe pak muaj mbush 66 vjet, por duket se nuk e ka as ndërmend të pensionohet.
Haxhi Arifi, që mbanë postin e krye-sindikalistit të punëtorëve dhe anëtarit të Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP) me një pagë të majme, nuk pranon të quheet i shtyrë në moshë.
Edhe pse është i pari person që kërkon të zbatohet ligji i punës, ai vetë duket se është duke e shkelur atë. Me ligjin e punës mosha e pensionimit në Kosovë është 65 vjet, me përjashtim të rasteve të caktuara, si minatorët e pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e disa raste tjera të veçanta.
Pasi në muajin korrik të këtij viti i mbush 66 vjet, Gazeta Fjala ka kërkuar nga Arfi një sqarim për këtë cështje. Por, ai nuk ka pranuar ta thotë asnjë fjalë. Madje ka karkuar takim edhe në zyreret e tij, mirëpo as aty nuk ka qenë i gasthëm të flas.
Gazeta Fjala ka kërkuar një përgjigje për këtë ceshtje edhe nga Ministria e Punës, mirëpo as ky institucion deri tani nuk ka kthyer asnjë përgjigjie.
E, kritika të madha ndaj ti kanë drejtuar disa pënsionët nga Shoqata e Pensionistëve.
Ata gjatë një vizte që u ka bërë Gazeta Fjala, nuk kanë hezituar të flasin për veprimet e të parit të BSPKS’së. “ Ma mirë pa të se më të”, ka thënë Nazmi Xhemajli, pensionët në këtë Shoqatë.
“Ai është njëri pa vlera. Është prapambeturin e së kaluarës. Nuk po lenë të zhvillohemi”, ka thënë një tjeter pënsionistë.
Ata madje thonë se Arifi është duke përfituar shumë nga gjendja poltike, që është krijuar në vend.
Kryesindikalisti i Kosovės, Haxhi Arifi nuk e ka të lehtë të dal në pensioni, duke u nis nga fakti se ai nga postet që mbanë paguhet kogja mirë. Arifi merr 7 mijë e 164 euro pagė vjetore nga Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) dhe plusc 14 mijë e 862 euro tjera pagë vjetore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit AKP.
Gjithashtu Arifi nga Sindikata i ka tė mbuluara edhe shpenzimet ditore pėr udhėtime me “Mercedesin” e tij nga Peja nė Prishtinė dhe anasjelltas.
Nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit (AKK) kreu i BSPK-sė ka deklaruar edhe pėr pasurinė e paluajtshme. Njė shtėpi 140 mijė euro, veturė “Mercedes” nė vlerė 7 mijė euro dhe mbi 13 mijė euro tė deponuara nė njėrėn prej bankave tė Kosovės.