66 për qind të pakënaqur me Veselin

UNDP dhe USAID kanë lansuar Pulsin Publik, ku thuhet se vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në vendin tonë.
Ndërsa, për punën e kryeministrit, 74 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me punën e Isa Mustafës, ndërsa 66 për qind prej tyre janë shprehur të pakënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Shefi i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell deklaroi se që nga marsi i këtij viti e deri në shtator ka pasur rënie të nivelit të kënaqshmërisë në të tria pushtetet në vend, atë ekzekutiv, ligjvënës dhe në gjyqësor.
James Hope, drejtor i USAID tha se përkundër që sfidat janë shumë të mëdha për Qeverinë dhe institucionet qendrore në vend, po aq të mëdha janë edhe pritjet e qytetarëve karshi këtyre institucioneve.