65 vjeçarja lind katërnjak

Autori:Zekirja Shabani

Annegret Raunigk quhet gruaja 65 vjeçe e cila ka shkaktuar sensacion. Ajo ka lindur të martën që shkoi katërnjakë, duke u bërë kështu nëna që ka lindurën moshën më të shtyrë katërnjakë.

Veç kësaj, Annegrett është rast interesant edhe për faktin se deri më tash ka lindur 17 fëmijë.

Shtatzënia me katërnjakët nuk ka zgjatur si zakonisht 40 javë por vetëm 26 javë ose më pak se shtatë muaj dhe fëmijët kanë lindur përmes prerjes cezariane, shkruajnë mediet gjermane. Aktualisht të porsalindurit janë mirë me shëndet.

Nëna “e re” e ka bërë gjatë një viti e gjysmë të fundit disa herë frytëzimin artificial jashtë Gjermanisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/65-vjecarja-lind-katernjak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala