65 dhurata të rastit për zyrën e Presidentës

Vetëm dhjetë institucione, kishin deklaruar dhuratat e pranuara gjatë vitit 2015, sipas raportit vjetor të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK). Njëzetë e tetë Institucione tjera kishin deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë këtij viti.
Në raportin e siguruar nga Gazeta Fjala, shihet se për nga dhuratat e pranuara, printe Presidenca e cila kishte marrë 65 dhurata rasti dhe 38 protokollare.
Përderisa Kuvendi i Kosovës, kishte pranuar vetëm 9 dhurata protokollare, e vetëm një të rastit.
Pa dhurata nuk kishte mbetur as zyrja e Kryeministrit. 24 dhurata protokollare dhe katër të rastit i janë dhuruar, këtij institucioni.
Pranimit të dhuratave i janë gëzuar Ministria e Integrimeve Evropiane edhe ajo e Administrimit e Pushtetit Lokal,.
Ministria e Integrimeve kishte pranuar 10 dhurata, të rastit, përderisa ajo e Administrimit dhe Pushtetit Lokal vetëm një të rastit.
E Këshilli prokurorial, kishte marrë 10 dhurata protokollare përderisa këshilli Gjygjësor i Kosovës, kishte marrë vetëm një protokollare dhe 4 të rastit.
Ndërkaq zyra e rregullatorit për energji kishte pranuar vetëm 14 dhurata të rastit.
Nga ky total i dhuratave, 99 kanë qenë të rastit, përderisa 93 protokollare./Gazeta Fjala/
(Fitnete Rrahimi)