60 të vdekur e të paktën 300 të plagosur në Pakistan (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit vetëvrasës që ka ndodhur sot në Lahore të Pakistanit.

The Guardian shkruan se policia pakistaneze ka konfirmuare se sulmi kishte ndodhur në një park publik në qytetin e Pakistanit Lindor.

Përpos 60 të vdekurve janë edhe të paktën 300 të plagosur.

Sipas zyrtarëve pakistanez shpërthimi i sotëm mund të jetë një sulm terrorist.

Mediat lokale kanë raportuar se autoritetet kanë evakuuar njerëzit jashtë parkut, e cila ishte mbushur me njerëz.

Pakistani prej kohësh vuan prej sulmeve kamikaze të talebanëve, bandat kriminale dhe të dhunës sektare në vitet e fundit.

Dëshmitarët okularë përshkruajnë duke parë pjesët e trupit shpërndara në të gjithë parkingun pasi pluhuri i shpërthimit kishte vendosur.

Sipas një Zëdhënësi të Shërbimit të Shpëtimit Pakistanez, shumica e viktimave ishin gra e fëmijë.

Mjekët e spitalit Jinnah kanë thënë se numri i viktimave do të rritet pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike.

Sipas zyrtarëve të Pakistanit, sulmi kishte synuar të godiste “familjet e krishtera” pasi ata kanë festuar kremten e Pashkëve.

Sipas, mediave botërore, shumica e viktimave janë nga familjet e krishtera.


Pakistan


Pakistan2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/60-te-vdekur-e-te-pakten-300-te-plagosur-ne-pakistan-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala