60 mësimdhënës në Prizren mbeten pa paga

Telashet e Komunës së Prizrenit me sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për pagesën e mësimdhënësve të angazhuar në arsimin parauniversitar kanë vijuar edhe këtë vit.
Zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit kanë bërë të ditur se viti 2015 nuk ka nisur mbarë sa i përket aspektit të pagave, për shkak se niveli qendror nga lista ka hequr 60 mësimdhënës.
Po ashtu në raportin e punës së gjashtëmujorit të parë të vitit të DA-së thuhet se shpenzimet për 178 mësimdhënësit e avancuar nga SHLP në atë me diplomë të fakultetit nuk janë mbuluar, derisa në po të njëjtën periudhë kohore as 11 mësimdhënës nuk ishin përfshirë në listë të pagave.