6 muaj burg për ata që punojnë ilegalisht në Britani

Autori:Gazeta Fjala

 

Njerëzit të cilët punojnë ilegalisht në Angli dhe Uells rrezikojnë deri në 6 muaj burg. Ky është propozimi më i ri që pritet të përfshihet në projekt-ligjin për emigracionin në Britani.

Në këtë projekt-ligj gjithashtu parashikohen masa më të ashpra ndaj restoranteve dhe bizneseve të tjera të cilat punësojnë emigrantë ilegalë, deri në heqjen e licencës, transmeton Gazeta Fjala.

Ministri i Emigracionit, James Brokenshire ka thënë se qeveria do të vazhdojë të godasë të gjithë ata që abuzojnë me sistemin.

“Nëse keni hyrë në Britani ilegalisht, atëherë ne do t’ju ndalojmë që të punoni, të merrni me qera një shtëpi, të hapni një llogari bankare ose të drejtoni makinën”, u shpreh Brokenshire.

Së shpejti pritet që të nisë aksioni në të gjithë vendin, për të kontrolluar disa biznese apo pallate dhe për të verifikuar nëse ka emigrantë ilegalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/6-muaj-burg-per-ata-qe-punojne-ilegalisht-ne-britani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala