6 milionë euro më pak për veteranët

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ua ka zvogëluar për 6 milionë euro buxhetin e planifikuar për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo “tkurrje” ka ndodhur në procesin e rishikimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2015, ku nga 24 milionë euro, sa ishin ndarë fillimisht për këtë kategori, tashmë janë lënë në dispozicion vetëm 18 milionë euro. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të Luftës, Agim Çeku, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkurtimin e buxhetit për veteranët për 6 milionë euro.

Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave në lidhje me këtë çështje, ndonëse, siç thotë ai, nuk i ka pëlqyer ky vendim. “Po, kam biseduar me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, dhe ai është arsyetuar se meqenëse buxheti prej 24 milionë eurosh për veteranët është i pashfrytëzuar, atëherë ato 6 milionë janë alokuar për një linjë tjetër buxhetore”, ka thënë ai. Zeri 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/6-milione-euro-me-pak-per-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala