6 gjërat që femrat e suksesshme kurrë nuk i thonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Femrat e suksesshme i zgjedhin fjalët e tyre me mençuri, sepse ato e dinë se fjalët kanë fuqi.

Po ju paraqesim 6 deklarata që kurrë nuk i dëgjoni femrat e suksesshme duke i thënë:

“Nuk e di se si!”

 Është fakt se femrat më të ndritura janë më të shkathëta. Ato ndoshta nuk dinë se si të bëjnë diçka, sidomos nëse është diçka e re, por arrijnë ta kuptojnë. Ato përcjellin të tjerët se si e bëjnë, parashtrojnë pyetje dhe hulumtojnë rreth saj. Vetëm atëherë marrin iniciativën për ta bërë! Të gjithë ne mund të bëjmë gjëra nëqoftëse marrim guximin vet për të mësuar.

“Unë nuk kam kohë”

Të gjithë kemi 24 orë në ditë – ti, unë po edhe Oprah Winfrey. Mvaret nga ne se sa i japim prioritet kohës dhe shpenzimit të saj. Të thuani se nuk keni kohë për të bërë diçka nënkupton se nuk dëshironi në të vërtetë ta bëni atë. Një mënyrë shumë më produktive për të komunikuar me kërkesat e kohës suaj është të qenurit i drejtpërdrejtë. Provoni këto:

“Unë mund ta marr atë projekt, por më duhet [x sasia e kohës] për ta përfunduar atë.”

“Tani për tani fokusi im është në X dhe X, ndoshta Sarah është e përcaktuar që ta realizoj këtë punë më mirë në këtë kohë?”

“Po” (për çdo gjë)

Kjo mund të duket kontradiktore, por ekziston një lloj arti për të thënë “jo” nganjëherë. Ne nuk mund të jemi gjithçka për çdokënd përgjatë gjithë kohës. Ne nuk mund të angazhohemi dhe të marrim pjesë në çdo takim, ngjarje dhe konferencë vetëm sepse jemi të ftuar për të shkuar. Thënja “jo” në mënyrë të sjellshme, është miku më i mirë i çdo gruaje të suksesshme. Faleminderoni personin që mendon për ju, por mos e prishni rehatinë tuaj.

“Unë nuk paguhem mjaftueshëm për këtë”

Të jemi të sinqertë, kush me të vërtetë mendon se paguhet mjaftueshëm për punën që e bën? Thënë kështu, femrat e zgjuara nuk projektojnë një qëndrim të pakënaqur. Ato janë të vetëdijshme se në fund vijnë më shumë para si rezultat i shkuarjes së disa miljeve ekstra, jo anasjelltas. Ky është një koment shkatërrues që kurrë nuk duhet ta lejoni që një menaxher ta dëgjojë!

“Kjo nuk është e drejtë”

Keni dëgjuar kohë më parë dhe qindra herë se jeta nuk është e drejtë. Femrat e suksesshme nuk presin që ajo të jetë. Ato përdorin fuqinë e tyre për të bërë ndryshime dhe fokusohen në atë që mund të bëjnë dhe asnjëherë të mendimit se çfarë viktime mund të jenë. Ndonjëherë njerëzit mund të përfitojnë mbi kurrizin tuaj, shefi mund të merr kredi për punën tuaj si dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të arrijnë paga më të larta. Por, femrat e suksesshme vendosin vet për qëndrimet e tyre dhe asnjëherë nuk kanë kohë për tu ankuar.

“Asnjëherë nuk marr pushim”

Zonjë, unë punoj 52 javë në vit. A keni vënë re ndonjëherë se si shefat dhe drejtuesit e kompanive gjithmonë marrin ditë pushimi? Femrat e suksesshme e bëjnë kohën e tyre personale si prioritet dhe e dinë rëndësinë e saj. Kjo ka shumë rëndësi për mendjen e shëndoshë, qëndrueshmërinë dhe kreativitetin./femra.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/6-gjerat-qe-femrat-e-suksesshme-kurre-nuk-i-thone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala