59 mijë euro kosto e 4 mijë shtyllave anti-parking

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë që t’i shikojë nga afër punimet për vendosjen e shtyllave anti-parking në disa rrugë të prishtinës.n
“Ai vizitoi rrugën “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Eqrem Çabej” tek Qendra Tregtare në Breg të Diellit, si dhe rrugën “Nazim Gafurri”, si disa nga rrugët ku trotuaret kanë qenë komplet të zaptuara nga makinat”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.
Komuna po ashtu ka bërë të ditur se në Prishtinë janë 4000 shtylla anti-parking që do të vendosen gjithsejtë në 17 rrugë të kryeqytetit, për ta bërë më të lehtë qarkullimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht do ta rrisin sigurinë e tyre.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 59600 euro.