56. 7 për qind e maturantëve kaluan në afatin e gushtit

Autori:Gazeta Fjala

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), ka bërë publikimin e rezultateve të Provimit të Maturës Shtetërore 2015 në afatin e gushtit, ku provimit në këtë afat i janë nënshtruar 14.691 maturantë, ndërsa kalueshmëria është 8.296, apo 56.7 për qind.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri, ka vlerësuar se procesi i Provimit të Maturës këtë vit ka qenë i suksesshëm dhe në përputhje me kriteret, të cilat i ka përcaktuar KQShM.

“KQShM ka qenë mjaft e fokusuar në administrimin e mirë të Provimit të Maturës, prandaj vlerësojmë se administrimi edhe në afatin e parë, por edhe në afatin e gushtit ka qenë mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Komisioni. Kjo është Matura e fundit që organizhet me Ligjin në fuqi, për arsye se gjatë këtyre muajve Ligji i ri i Maturës pritet që të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe mbi bazën e tij të organizojmë Maturën e radhës”, ka theksuar ai.

Guri, po ashtu, ka vlerësuar rolin e mediave në prezantimin që i kanë bërë procesit të maturës, në të dy afatet.

Ndryshe, kalueshmëria në gjimnaze është 73.5 për qind, ndërsa në shkollat e mesme profesionale 51.8 për qind. Numri i përgjithshëm i maturantëve, të cilët kanë kaluar provimin, përfshirë edhe afatin e qershorit është 25.551 maturantë apo 79.9 për qind, ndërsa numri i maturantëve, të cilët nuk e kanë kaluar është 6. 463 maturantë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/56-7-per-qind-e-maturanteve-kaluan-ne-afatin-e-gushtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala