550 familje u përmbytën në Fier

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtabi i Emergjencës në Fier është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar në disa këtë prefekturë nga reshjet.

Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese.

Ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte, shkruan Shekulli, transmeton lajmi.net.

Shtabi bën me dije se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar.

Ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet. Pritet që me normalizimin e situatës, Ministria e Bujqësisë të nisë vlerësimin e tokave të përmbytura

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/550-familje-u-permbyten-ne-fier/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala