Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, tek Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, afër Fushë Kosovës.

 

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë dy automjete, kurse nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet një automjeti i dëmtuar, kurse deri te aksidenti supozohet të ketë ardhur si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, motit me shi.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar njëri segment i rrugës dhe është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/52943-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala